Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

27/04/2024 | News release | Distributed by Public on 28/04/2024 00:11

Hasani: Bashkëpunimi multilateral me Finlandën, dëshmi e angazhimit të përbashkët për të adresuar sfidat globale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, priti sot në një takim në MEPJ, një grup anëtarësh të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Finlandës, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, Kimmo Kiljunen.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe mes Shqipërisë dhe Finlandës, si dhe u diskutuan mënyra për të intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht atë ekonomik, nëpërmjet shfrytëzimit të potencialeve të ofruara nga të dyja vendet.

Duke u ndalur në çështjen e integrimit evropian, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hadani, shprehu mirënjohjen ndaj Finlandës për mbështetjen e fortë të politikës së zgjerimit të BE-së, me fokus integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht të Shqipërisë.

Gjithashtu, Hasani në takim vlerësoi se anëtarësimi në NATO i Finlandës dhe Suedisë, forcon sigurinë dhe përmirëson stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Detit Baltik dhe Evropën Veriore.

Në përfundim të takimit, Ministri Hasani shprehu gatishmërinë e plotë të Shqipërisë për bashkëpunim gjatë Kryesimit të OSBE-së nga Finlanda në vitin 2025, si një dëshmi e angazhimit të përbashkët për të adresuar sfidat globale.