Ministry of Health - Republic of Albania

10/24/2021 | Press release | Distributed by Public on 10/24/2021 12:49

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 1,865,942 vaksinime

23 Tetor - Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar " Derë më derë".
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,865,942 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 871,496 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e premte, datë 22 tetor, janë kryer 5,607 vaksinime në të gjithë vendin.
Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCOVID.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,379,960 vaksina antiCOVID.