Results

Ministry of Defence - Republic of Albania

01/11/2021 | Press release | Distributed by Public on 01/12/2021 05:50

Ministri Peleshi pret ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim

e hënë, 11 janar 2021 18:20

Fotogaleria

Marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën e Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe SHBA u konfirmuan edhe njëherë në takimin që ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pati me ambasadoren amerikane në vendin tonë Yuri Kim.

Ministri Peleshi dhe ambasadorja Kim biseduan për të forcuar dhe çuar përpara projektet madhore të përbashkëta dhe fuqizimin e partneritetit strategjik në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Përzgjedhja e Shqipërisë për të realizuar stërvitjen 'Defender Europe 2021' ku mbi 6000 trupa amerikanë do të kryejnë stërvitjen më të madhe ndërkombëtare në Shqipëri, u cilësua nga ministri Peleshi si një tjetër element që tregon mbështetjen e SHBA në fuqizimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura.

Ambasadorja Kim rikonfirmoi rëndësinë e marrëdhënies dypalëshe në fushën e Mbrojtjes dhe shprehu angazhimin e saj për të rritur bashkëpunimin përpara 'Defender Europe 2021', stërvitjes më të madhe ushtarake të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri së bashku me Forcat e Armatosura të SHBA dhe aleatë të tjerë të NATO.