Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

05/20/2022 | News release | Distributed by Public on 05/20/2022 08:26

Ministeriali i KE, Zv/Ministrja Fino: Kosova duhet të anëtarësohet sa më parë në Këshillin e Evropës

Zv/Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, mori pjesë në sesionin e 132-të të Ministerialit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili u zhvillua në Torino nën drejtimin e kryesisë Italiane.

Në fjalën e saj, zv/ministrja Fino vuri në dukje se Shqipëria mirëpret vendimet që do të miratohen nga ky Ministerial, veçanërisht vendimin për reagimin e Këshillit të Evropës ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

Në këtë kontekst, zv/ministrja Fino theksoi se si bashkëpenëmbajtëse me SHBA-në për Ukrainën, Shqipëria po ofron kontributin e saj proaktiv në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për çështjet e paqes. Sipas saj, ka ardhur koha për ta anëtarësuar Kosovën si anëtaren e 47-të të Këshillit të Evropës, pasi ky anëtarësim do t'i jepte mundësinë më shumë se dy milionë shqiptarëve për të përqafuar vlerat evropiane të tyre dhe të kësaj organizate.