Ministry of Health - Republic of Albania

08/09/2020 | Press release | Distributed by Public on 08/09/2020 16:01

9 Gusht 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (9.08.2020) janë testuar 45 942 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 6411 raste të konfirmuara
  • 199 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 3342 pacientë të shëruar
  • 2870 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 9.08.2020

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 1589 1558 97
Shkodër 249 321 33
Durrësi 361 551 29
Fieri 116 183 10
Korça 82 95 6
Elbasani 66 95 7
Kukës 94 124 5
Lezhë 92 179 5
Vlora 110 118 4
Gjirokastër 31 36 0
Diber 35 29 2
Berat 45 53 1
TOTAL 2870 3342 199

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fund

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 136 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342, që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë mbi 1 mijë persona aktivë me Covid19, që janë në banesë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe 'Shefqet Ndroqi' po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, ka ndërruar jetë artisti 53 vjeçar nga Tirana. Gjithashtu dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 61 vjeçar nga Tirana, një 62 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 87 vjeçare nga Shkodra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apel drejtuar qytetarëve:

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.

Bashkëpunimi juaj është jetik për të frenuar përhapjen e Covi6d19.

Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Ndërkohë u rikujtojmë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 të zbatojnë rregullin e karantinimit të detyruar dhe të kontaktojnë vazhdimisht me mjekun e tyre të familjes. Thyerja e këtij rregulli përbën shkelje ligjore dhe vë në rrezik jetën e të tjerëve.

Task Forca antiCOVID- Kontrollet dhe monitorimet në terren në 24 orët e fundit

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan mbi 991 inspektime dhe monitorim në 24 orët e fundit.

Task Forca anti-COVID në total ka kryer mbi 142 mijë kontrolle dhe monitorimet në terren gjatë epidemisë dhe janë vvendosur mbi 560 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Parandalimi i COVID-19, masa të reja kufizuese

Me vendimin e Qeverisë dhe Aktit Normativ ndalohet hapja e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

- Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie.

Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura

Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen. Spas Ekspertëve maska është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.

https://www.youtube.com/watch?v=oWoXDB8nvxk

http://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/akti-normativ-maskat.pdf

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

Këshilla dhe rekomandime për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni. Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë. Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjenën vetjake. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:

Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;

Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;

Vendosni maska mbrojtëse;

Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 19 624 044 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 726 953
  • Azi: 4 886 417 raste të konfimuara

106 711 vdekje

  • Afrikë1037 135 raste të konfirmuara

22 916 vdekje

  • Amerikë: 10 615 855 raste të konfirmuara

389 793 vdekje

  • Oqeania : 22 677 raste të konfirmuara

311 vdekje

  • Të tjera: 696 raste të konfirmuara

7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 9 gusht 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (9 gusht 2020)
Kontinenti i Azisë 4 886 417
India 2153010
Iran 324692
Arabia Saudite 287262
Pakistan 284121
Bangladesh 255113
Turqia 239622
Irak 147389
Filipine 126885
Indonesia 123503
Katar 112650
Kazakhstan 98701
Kina 88672
Izrael 82465
Oman 81357
Kuvait 71199
Emiratet e Bashkuara 62300
Singapore 54929
Japonia 45439
Bahrain 43629
Kyrgyzstan 39919
Afghanistan 37054
Uzbekistan 30197
Nepal 22592
Palestine 18374
Korea e jugut 14598
Malajsia 9070
Taxhikistan 7706
Liban 6223
Maldives 4898
Thailand 3351
Sri_Lanka 2841
Jemen 1800
Jordania 1246
Siria 1125
Vietnam 812
Taivan 480
Mianmar 359
Mongolia 293
Kamboxha 246
Brunei_Darussalam 142
Bhutan 108
Timor_Leste 25
Laos 20
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 10 615 855
USA 4998017
Brazil 3012412
Mexico 475902
Peru 471012
Kolumbia 376870
Chile 371023
Argentina 235664
Canada 119206
Ekuador 93572
Bolivia 89055
Republika Domenikane 78778
Panama 73651
Guatemala 56189
Honduras 46976
Venezuela 24166
Kosta_Rika 22082
Puerto_Rico 21424
El_Salvador 19978
Haiti 7611
Paraguai 6705
Nikaragua 3902
Kuba 2888
Suriname 2306
Uruguai 1335
Xhamaika 1003
Bahamas 878
Guyana 554
Ishujt Virgin 547
Aruba 509
Trinidad dhe Tobago 275
Ishujt Kajman 203
Ishujt Turks_and_Caicos

Sint_Maarten

197
Bermuda 189
Belize 157
Barbados 153
Antigua _and_Barbuda 138
Saint_Vincent_&_Grenadines 92
Curaçao 56
Saint_Lucia 31
Grenada 25
Dominica 24
Saint_Kits dhe Nevis 18
Greenland 17
Bonaire 14
Ishujt Malvinas 13
Montserrat 13
British_Virgin_Islands 13
Anguilla 3
Oqeania 22 677
Australia 20 698
Zelanda e re 1219
Polinezia Franceze 62
Guam 412
Kaledonia e re 23
Fixhi 27
Ishujt Mariana 48
Papa new Guinea 188
Afrika 1037 135
Afrika e jugut 553188
Egjypt 95314
Nigeria 46140
Gana 40533
Algeria 34693
Maroku 32007
Kenia 25837
Etiopia 22253
Kameron 18586
Cote_dIvoire 16620
Madagaskar 12922
Sudan 11894
Senegal 11033
Republika e Kongos 9453
Gabon 7923
Zambia 7903
Guinea 7875
Mauritania 6498
Xhibuti 5338
Libia 5079
Guinea Ekuadoriale 4821
Republika e Afrikes qendrore 4641
Malawi 4624
Zimbabwe 4575
Kongo 3664
Somalia 3227
Eswatini 3128
Cape _Verde 2835
Namibia 2802
Mali 2565
Sudani jugor 2463
Mozambique 2241
Ruanda 2134
Guinea_Bissau 2052
Benin 1936
Sierra_Leone 1895
Tunizia 1678
Angola 1483
Uganda 1267
Liberia 1234
Burkina_Faso 1180
Niger 1157
Gambia 1090
Togo 1046
Chad 942
Botswana 909
Sao_Tome _and_Principe 878
Saharaja perendimore 766
Lezoto 742
Republika e Tanzanise 509
Burundi 408
Komorros 399
Mauritius 344
Eritrea 285
Seychelles 126
Total 16 562 780

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

  1. Situata në Europë dhe sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Europë: 3 061 264 raste të konfirmuara
    • 207 215 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 9 gusht 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (9 gusht 2020)
Europa 3 061 264
Russia 882347
Spanja 314362
United_Kingdom 309763
Itali 250103
Gjermani 215891
France 197921
Suedia 82323
Ukraine 79750
Belgjika 73308
Bjellorusia 68738
Rumania 60623
Hollanda 57987
Portugalia 52537
Polonia 51167
Armenia 40185
Zvicra 36362
Azerbaijan 33481
Serbia 27863
Moldavia 27443
Irlanda 26644
Austria 21935
Çekia 18235
Danimarka 14442
Bosnia_dhe_Herzegovina 14089
Bullgaria 13343
Macedonia e veriut 11771
Kosova 9869
Norvegjia 9468
Finlanda 7568
Luxembourg 7113
Shqiperia 6411
Kroacia 5543
Greqia 5421
Hungaria 4653
Mali I zi 3588
Sllovakia 2566
Sllovenia 2247
Lithuania 2231
Estonia 2147
Islanda 1955
Letonia 1288
Qipro 1233
Gjeorgjia 1225
Andorra 956
Malta 935
San_ Marino 717
Jersey 345
Isle_of_ Man 336
Faroe_Islands 291
Guernsey 252
Gjibraltar 197
Monako 131
Liechtenstein 89
Vatikani 12