Results

AFSA - Albanian Financial Supervisory Authority

06/26/2020 | Press release | Distributed by Public on 06/26/2020 05:17

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar – Maj 2020

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - maj 2020 kapën vlerën mbi 6,068 milionë lekë, ose 9.99% më pak se në periudhën janar - maj 2019. Gjatë periudhës janar - maj 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 354,651 me një ulje prej 26.53% krahasuar me periudhën janar - maj 2019. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.31 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.69%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.41% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.59% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar - maj 2020, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,417 milionë lekë, ose 45.88% më shumë se në periudhën janar - maj 2019.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar - maj 2020 arritën rreth 3,555 milionë lekë, ose 11.72% më pak se në periudhën janar - maj 2019.

ProduktiMTPL e brendshme, në periudhën janar - maj , pati një ulje prej 5.92% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një ulje të numrit të kontratave prej 4.41% krahasuar me periudhën janar - maj 2019.

ProduktiKarton Jeshil në periudhën janar - maj pati një ulje prej 37.42% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje të numrit të kontratave prej 47.45% krahasuar me periudhën janar - maj 2019.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar - maj , pati një ulje 40.12% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - maj 2019. Edhe numri i kontratave u ul me 49.80%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar - maj 2020 arritën rreth 2,513 milionë lekë, 7.43% më pak se në periudhën janar - maj 2019. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 36.56% krahasuar me periudhën janar - maj 2019.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - maj 2020, patën rritje me 3.67% kundrejt periudhës janar - maj 2019.

Në portofolat ePronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar - maj 2020 siguruan mbi 1,290 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronëme rreth 64.52%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 27.18% të totalit.

Në portofolin sigurimi ngaZjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatëperiudhës janar - maj 2020, vihet re një rritje prej 43.37% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 0.11% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - maj 2019.

Të ardhurat nga sigurimeteAksidenteve dhe Shëndetit, gjatëperiudhës janar - maj 2020, arritën në rreth 486 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 15.75% në krahasim me periudhën janar - maj 2019.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatëperiudhës janar - maj 2020, arritën rreth 406 milionë lekë, ose 16.96% më pak se në periudhën janar - maj 2019.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - maj 2020 u rrit me 45.88% krahasuar me periudhën janar - maj 2019. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës me rreth 1,725 milionë lekë, apo 50.49 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
Janar - maj 2019 2020 20/`19-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme 193 165 (14.14)
Karton Jeshil 520 521 0.26
Kasko 94 107 14.18

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - maj 2020 , përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar - maj 2020, ju lutemi klikoni këtu.

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për muajin Maj 2020 , përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë mujor statistikor (në versionin Excel) për maj2020, ju lutemi klikoni këtu.

[1]
Tek dëmet e paguara janë perfshirë dhe Demet nga Fondi i kompesimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit