Ministry of Health - Republic of Albania

08/05/2021 | Press release | Distributed by Public on 08/05/2021 09:19

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 1,229,405 vaksinime

05 Gusht - Vijon vaksinimi masiv nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, në pikat e përqëndruara te vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore.
Prej fillimit të këtij procesi janë kryer në total 1,229,405 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 541,637qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 7,765 vaksinime. Muaji Gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.
Për të pamundurit njesitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t'ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID19 pa asnjë kufizim.