Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

04/19/2024 | News release | Distributed by Public on 04/20/2024 04:31

MEPJ thirrje shtetasve shqiptarë që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit

Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët planifikojnë lëvizjen jashtë Republikës së Shqipërisë, udhëzon shmangien e udhëtimeve në zonat e përfshira në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi apo fatkeqësi natyrore.

Në linkun e mëposhtëm do të gjeni adresat dhe kontakte të nevojshme të Misioneve Diplomatike dhe Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë: https://punetejashtme.gov.al/perfaqesite-shqiptare-ne-bote/