Ministry of Health - Republic of Albania

06/13/2021 | Press release | Distributed by Public on 06/13/2021 04:27

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 834,868 vaksinime

13 Qershor - Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Në 24 orët e fundit janë kryer 4587 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 834,868 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 331,147 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.