Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

04/17/2024 | News release | Distributed by Public on 04/17/2024 14:57

Asambleja Parlamentare e miraton, Shqipëria del nga faza e monitorimit të KiE pas 29 vitesh

Sot Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi me shumicë votash rekomandimin për daljen e Shqipërisë nga monitorimi, pas 29 vjetësh!

Ministri Hasani falënderoi "Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesin Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura".

Ndërsa Shqipëria hyn në një kapitull të ri bashkëpunimi me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, shprehim angazhimin për të vijuar reformat në drejtim të arritjes së standardeve më të larta të Këshillit të Evropës në fushën e të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe demokracisë.