Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

04/17/2024 | News release | Distributed by Public on 04/17/2024 14:57

Hagë, Ministri Hasani takon Hashim Thaçin: Ka mbështetjen tonë, e drejta do të triumfojë

Diplomacia shqiptare do të ngulë këmbë në zbatimin e standardeve për një proces gjyqësor të hapur e transparent në respektim të plotë të të drejtave të njeriut sipas konventave ndërkombëtare.

Kështu u shpreh Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, pas vizitës që zhvilloi në Hagë me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri Hasani shprehu mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj ish-Presidentit Thaçi, teksa pjesë e diskutimeve të tyre ishin zhvillimet më të fundit në rajon dhe më gjerë.

"I përcolla zotit Thaçi urimet më të mira të drejtuesve më të lartë të qeverisë dhe të shtetit, të Kryeministrit Edi Rama dhe kolegëve të tjerë, si dhe sigurinë që, ashtu si më parë, mbështetja jonë nuk do t'i mungojë në asnjë rast dhe për asgjë", tha ai.