Results

Ministry of Defence - Republic of Albania

03/29/2024 | Press release | Distributed by Public on 03/29/2024 04:03

Siguria e qytetarëve dhe vizitorëve në aeroport, nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit mes Qendrës Kombëtare të Kërkim - Shpëtimit dhe Tirana International Airport

Siguria e qytetarëve dhe vizitorëve në aeroport, nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit mes Qendrës Kombëtare të Kërkim - Shpëtimit dhe Tirana International Airport


e premte, 29 mars 2024 09:56

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit midis Qendrës Kombëtare të Kërkim - Shpëtimit (QKKSH) në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Tirana International Airport shpk (TIA): "Për bashkëpunimin në operacionet e kërkim - shpëtimit në zonën e përgjegjësisë së TIA".

Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit (Search And Rescue - SAR) në zonën e përgjegjësisë së TIA.

Duke u nisur nga Marrëveshja e Koncesionit që i jep TIA të drejtën dhe autoritetin për menaxhimin dhe operimin e aeroportit, me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje konfirmohet vullneti i dy palëve për të përmirësuar sigurinë teknike dhe reagimin e shpejtë në rastet e emergjencave të SAR në këtë zonë të aeroportit.



Me nënshkrimin e këtij Memorandumi TIA dhe QKKSH zotohen për zbatimin e kushteve të përcaktuara në të dhe për koordinim të vazhdueshëm për çdo ndryshim operacionale, që mund të ndikojë në operacionet e SAR në këtë zonë të rëndësishme të aeroportit.

Ky bashkëpunim reflekton përkushtimin e të dyja palëve për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vizitorëve të aeroportit, duke u nisur nga përgjegjësia dhe detyrimi për t'u përgjigjur në mënyrë të shpejtë dhe efektive në situata emergjente të SAR.